Ndërlidhjet

Ish-komandanti nazist zbulohet në Minesotë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një ukrainas, i cili dyshohet se ka shërbyer si komandant i një njësie ushtarake naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është zbuluar se jeton në shtetin amerikan të Minesotës.

Agjencia Associated Press ka thënë se hetimet e saj kanë gjetur se Michael Karkoc, 94 vjeç, ka shërbyer si komandant i lartë në Legjionin Vetëmbrojtës të Ukrainës.

Njësia është akuzuar për mizori lufte, përfshirë djegien e fshatrave ku kanë jetuar gra dhe fëmijë.

Raporti thotë se nuk ka të dhëna që tregojnë se Karkoc ka pasur rol të drejtpërdrejtë në krimet e luftës.

Por, AP thotë se, në bazë të të dhënave, Karkoc ka gënjyer për të kaluarën e tij ushtarake kur ka emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Familja e tij ka hedhur poshtë raportin, duke e quajtur shpifje dhe duke thënë se Karkoc nuk ka qenë kurrë nazist.
XS
SM
MD
LG