Ndërlidhjet

Përleshje në Bengazi, 6 të vrarë


Bengazi
Bengazi
Së paku gjashtë njerëz janë vrarë në Bengazi, pas shpërthimit të përleshjeve midis grupeve të armatosura dhe forcave speciale të Libisë.

Mediat lokale raportojnë se grupet e armatosura kanë sulmuar zyrat e ushtrisë dhe të qeverisë, duke bërë që trupat speciale të organizojnë kundërsulm.

Banorët në zonë kanë dëshmuar për shpërthime të rënda.

Të gjashtë viktimat besohet të jenë forca speciale.

Minisria e Brendshme e Libisë ka dërguar trupa shtesë nga Tripoli, duke thënë se nuk do të tolerojë sulmet ndaj zyrave policore dhe ushtarake.
XS
SM
MD
LG