Ndërlidhjet

Së paku 11 studente janë vrarë dhe 19 të tjera janë plagosur nga një sulm në Kueta të Pakistanit.

Burimet zyrtare kanë thënë se shpërthimi ka goditur autobusin e viktimave, teksa ktheheshin në shtëpi.

Policia ka thënë se pajisja shpërthyese ka qenë e montuar brenda autobusit.

Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak orë në vonë në spitalin, ku janë duke u trajtuar viktimat.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG