Ndërlidhjet

Mbetet në burg ndihmësja e Necasit


Kryeministri i Çekisë, Petr Necas.

Kryeministri i Çekisë, Petr Necas.

Një gjykatë çeke ka vendosur të mbajë në paraburgim ndihmësen e afërt të kryeministrit Petr Necas, derisa të vazhdojnë hetimet për përfshirjen e saj të dyshuar në korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës, ka bërë të ditur avokati i saj mbrojtës.

Ky vendim llogaritet të jetë goditje e rëndë për kryeministrin çek, i cili po përballet me presion të shtuar nga opinioni që të japë dorëheqje pas këtij skandali.

Dyshohet se ndihmësja e tij u ka ofruar ryshfet kundërshtarëve politikë për të fituar përkrahjen e tyre.

Jana Nagyova po hetohet po ashtu nga prokurori i shtetit rreth organizimit të mbikëqyrjes ilegale.

Avokati i saj mbrojtës rrëfeu se klientja e tij ka deklaruar të jetë e gatshme të shpjegojë veprimet e saj para trupit gjykues.
XS
SM
MD
LG