Ndërlidhjet

Protestuesit turq do të mbesin në Parkun Gezi


Parku Gezi
Parku Gezi
Protestuesit turq janë zotuar se do të vazhdojnë të mbajnë të okupuar Parkun Gezi.

Deklarata e tyre sfiduese vjen me gjithë premtimin e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan se do të pezullojë planin për rizhvillimin e parkut, i cili është bërë edhe shkak i protestave antiqeveritare.

“Ne do të vazhdojmë rezistencën përballë çdo padrejtësie që po ndodh në vendin tonë. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë grupi “Solidariteti me Taksimin”, i cili shihet si përfaqësues i shumicës së protestuesve.

Trazirat në Turqi kanë nisur më 31 maj.

Së paku katër persona kanë vdekur dhe më se 5,000 të tjerë janë lënduar në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve.
XS
SM
MD
LG