Ndërlidhjet

Presidentja priti ambasadorin Peci


Prishtinë, 15 qershor 2013.
Prishtinë, 15 qershor 2013.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës, Lulzim Peci, i cili me dekret të veçantë është emëruar shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Jahjaga ka thënë se hapja e misionit të posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje.

Ambasadori Peci, nga ana e tij, ka shpehur gatishmërinë që “t’i kryejë të gjitha punët dhe detyrat me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë”.

Të hënën, Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punë në kryeqytetin serb.

Homolog i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeveiq.
XS
SM
MD
LG