Ndërlidhjet

Navalny synon të kandidojë për kryetar të Moskës


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Edhe tre persona të tjerë, që shpresojnë të kandidojnë në zgjedhjet bashkiake të Moskës, kanë paraqitur format e tyre të regjistrimit te zyrtarët zgjedhorë.

Figura e njohur opozitare, Aleksei Navalny, deputeti i Dumës Shtetërore, Mikhail Degtyarev, dhe kryetari i partisë opozitare Yabloko, Sergei Mitrokhin, kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Moskë.

Me aplikimet e reja arrin në tetë numri i personave që kanë dorëzuuar dokumentet për garën për kryetar komune.

Zgjedhjet për Moskën mbahen më 8 shtator.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Moskës, Sergei Sobyanin, ka shprehur po ashtu synimin e tij për të kandiduar.
XS
SM
MD
LG