Ndërlidhjet

Vriten pesë policë afganë


Afganistan
Afganistan
Së paku pesë policë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, pasi makina e tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës, në lindje të Afganistanit.

Burimet zyrtare kanë thënë se sulmi ka ndodhur në qarkun Jani Khel të provincës Paktika.

Përgjegjësinë për të e kanë marrë talibanët.

Zëdhënësi i grupit militant, Zabihollah Mojahed, ka thënë se talibanët kanë pasur në shënjestër shefin e policisë së qarkut.
XS
SM
MD
LG