Ndërlidhjet

logo-print

Në kremten e Kroacisë ftohet edhe Kosova


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka thënë se në kremtimin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian, më 30 qershor janë ftuar të gjitha shtetet sovrane, ndër to edhe Kosova.

I pyetur për mosardhjen eventuale të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, në kremte, për shkak të ftesës që i është bërë Kosovës, Josipoviq ka thënë:

"Të gjithë fqinjët dhe presidentët e tyre, ndër ta edhe presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, janë të mirëseardhur, ndërsa ata që do të vijnë dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe, do të kenë, jam i sigurt, kënaqësi të madhe”, ka thënë Josipoviq para gazetarëve në Rijekë, raporton Hina.
XS
SM
MD
LG