Ndërlidhjet

logo-print

Hassan Rohani fiton presidencialet në Iran


Hassan Rohani

Hassan Rohani

Ministria e Brendshme e Iranit ka bërë të ditur se kleriku i moderuar, Hassan Rohani, është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Islamike.

Rohani ka siguruar mbi 50 për qind të votave, duke shmangur nevojën për balotazh.

Në vendin e dytë, me një dallim të madh votash, ka dalë kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf.

Të drejtë vote kanë pasur rreth 50 milionë qytetarë, ndërsa autoritetet kanë thënë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë mbi 70 për qind.
XS
SM
MD
LG