Ndërlidhjet

Vulin: Serbët në Kosovë, më të guximshmit


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë të shtunën se serbët në Kosovë janë më të guximshmit.

“Serbët në Kosovë nuk janë barra jonë, nuk janë pengesa jonë. Ata janë krenaria jonë, pjesa më e mirë dhe më e guximshme e jona. Ata janë pjesa më e dashur e popullit tonë, sepse gjithmonë duajeni atë që vuan më shumë”, ka thënë Vulin në qytetin Pirot të Serbisë.

“Duhet të kuptojmë se edhe Piroti, edhe Beogradi e Novi Sadi mbrohen në Zubin Potok, Mitrovicë e Shtërpcë”, ka shtuar Vulin, transmetojnë mediat serbe.
XS
SM
MD
LG