Ndërlidhjet

logo-print

Stamboll: Sot protestojnë pro-Erdoganit


Turqi - Kryeministri Recep Tayyip Erdogan (M) dhe bashkëshortja e tij Emine përshëndesin mbështetësit në Ankara, 09Qershor2013 (Ilustrim)

Turqi - Kryeministri Recep Tayyip Erdogan (M) dhe bashkëshortja e tij Emine përshëndesin mbështetësit në Ankara, 09Qershor2013 (Ilustrim)

Dhjeta mijëra mbështetës të qeverisë turke pritet të bëjnë paradë të dielën në Stamboll, vetëm pak orë pasi policia pastroi parkun e qytetit nga kundërshtarët e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji të shtunën vonë, për të rikthyer kontrollin në parkun Gezi që ishte, simbolikisht, zemra e protestave gjithëpopullore anti-qeveritare për ditë të tëra.

Sheshi Taksim të dielën në mëngjes, sipas pamjeve nga televizionet ndërkombëtare, ishte i zbrazur dhe nuk vërehej ndonjë lëvizje e madhe e njerëzve.

Protesta e sotme ishte paralajmëruar nga vet kryeministri turk gjatë fjalimit të tij para mijëra simpatizantëve në Ankara, prej nga edhe kishte dhënë urdhërin për largimin e demonstruesve në sheshi Taksim.

Dy orë pas fjalimit të kryeministrit, policia ka ndërhyrë në Stamboll.

Grupi i Solidaritetit Taksim, që nga protestuesit është llogaritur si autoritet përfaqësues karshi organeve shtetërore, ka dënuar operacionin policor duke e quajtur ndërhyrjen si “sulm brutal”, që sipas tyre ka lënë qindra të lënduar.

Guvernatori i Stambolli Hyseyin Avni Mutlu ndërkaq ka thënë se 29 persona janë lënduar në përplasjet e së shtunës, por asnjë prej tyre seriozisht.

Edhe pas largimit nga parku Gezi i Stambollit, protestuesit kanë porositur se do të vazhdojnë fushatën e tyre kundër kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG