Ndërlidhjet

Koreja Veriore i ofron ShBA bisedime paqësore


Koreja Jugore - Vija e fortifikuar kufitare me Korenë e Veriut, 07Qershor2013 (Ilustrim)
Koreja Jugore - Vija e fortifikuar kufitare me Korenë e Veriut, 07Qershor2013 (Ilustrim)
Koreja Veriore ka propozuar të dielën bisedime të nivelit të lartë për çështje bërthamore dhe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes që drejtohet nga lideri Koreano-Verior Kim Jong Un, ka lëshuar apelin përmes televizionit shtetëror duke propozuar që bisedimet e nivelit të lartë, mund të ulin tensionet dhe hapin derën për negocimin e një traktati të paqes për t’i dhënë fund luftës Koreane.

Propozimi i rrallë për bisedime ndërmjet të Korevë të zëna në luftë vjen pas muajve të tërë tensionesh që u shkaktuar nga Koreja e Veriut, e cila testoi raketa me rreze të gjata veprimi, dhe një test bërthamor në muajin shkurt, që u pa si një akt provokimi nga Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja.

Ditë më parë, Pheniani ka thirr Korenë e Jugut për bisedime paqësore.

Koreja Veriore ka luftuar kundër trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore për tri vjet në fillim të viteve të ‘50-ta, dhe Pheniani nuk ka raporte diplomatike me asnjë prej këtyre qeverive.

Gadishulli Korean mbetet i ndarë përmes një kufiri jashtëzakonisht të fortifikuar.
XS
SM
MD
LG