Ndërlidhjet

logo-print

Siria temë e takimit Cameron-Putin


Londër - Kryeministri britanik David Cameron (M) takon presidentin rus Vlladimir Putin, 10 Downing Street,02Gusht2012 (Ilustrim)

Londër - Kryeministri britanik David Cameron (M) takon presidentin rus Vlladimir Putin, 10 Downing Street,02Gusht2012 (Ilustrim)

Lufta në Siri do të jetë në agjendën e takimit të kryeministrit britanik David Cameron, i cili pret si mysafir në zyrën e tij presidentin rus Vlladimir Putin.

Dy shtetet kanë qëndrime të kundërta sa i përket luftës në Siri, përderisa Moska mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad, kurse Mbretëria e Bashkuar kryengritësit sirian të cilët po planifikon t’i armatos.

Takimi i së dielës në 10 Downing Street, vjen si rrjedhojë e kallëzimit publik të Shteteve të Bashkuara se kanë gjedur dëshmi që qeveria siriane ka përdorur armë kimike, dhe lajmërimit se do të nisin të armatosin kryengritësit.

Cameron dhe Putin po takohen pak para samitit të grupit të tetë shteteve më të industrializuara në globë, që zhvillohet në Irlandën Veriore.

Të hënën ndërkaq, në margjina të G8’s do të takohen edhe presidentët Barack Obama dhe Vlladimir Putin.
XS
SM
MD
LG