Ndërlidhjet

Washingtoni uron Iranin për zgjedhjet


Washington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama 13Maj2013 (Ilustrim)
Washington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama 13Maj2013 (Ilustrim)
Shtetet e Bashkuara i kanë uruar Iranit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale, por kanë kritikuar cenzurën, kërcënimet dhe mungesën e transparencës gjatë fushatës zgjedhore.

Shtëpia e Bardh ka lëshuar një komunikatë të shtunën vonë, pasi kleriku i moderuar Hassan Rohani u shpall fitues absolut i zgjedhjeve të së premtes.

Deklarata thotë: “Ne respektojmë votën e popullit iranian dhe i urojmë ata për pjesëmarrjen në këtë proces politik”.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje autoriteteve iranian që “të merr parasysh vullnetin e popullit dhe të bëjë zgjedhje të përgjegjshme”.

Deklarata ndërkaq ka hedh kritika për fushatën, e cila siç thuhet kishte mungesë “transparence, cenzurë në medie, internet, SMS, dhe një mjedis të kërcënueshëm të sigurisë i cili ka kufizuar lirinë e shprehjes dhe mbledhjes”.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të mbesin të gatshme që të angazhohen “drejtpërdrejt” me qeverinë e Iranit rreth programit bërthamor të këtij shteti islamik.
XS
SM
MD
LG