Ndërlidhjet

Sauditët reduktojnë numrin e haxhinjve këtë vit


Arabia Saudite - Pelegrinët në Haxh, Meka, 24Tetor2012 (Ilustrim)
Arabia Saudite - Pelegrinët në Haxh, Meka, 24Tetor2012 (Ilustrim)
Arabia Saudite ka shkurtuar numrin e pelegrinëve të cilët do të mund të shkojnë në haxh këtë vit për shkak të punëve ndërtimore në zgjerimin e Mekas, ministri i haxhit njoftoi.

Autoritetet kanë vendosur që të përgjysmojnë numrin e pelegrinëve saudit këtë vit, dhe për 20% të atyre që vijnë nga vendet e treta, tha Bandaj Hajjar.

“Ky është një vendim i jashtëzakonshëm dhe i përkohshëm”, citohet të ketë thënë ministri nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA të shtunën vonë.

Rreth 3.1 milion pelegrinë kanë shkuar në haxh vitin e kaluar, shumica prej të cilëve ishin nga vendet e treta të botës.

Ministri saudit tha se zgjerimi i Xhamisë së Madhe në Meka, do të shtohet për 400,000 metra katrot, që i bjen të shtohet vend për të paktën 2.2 milion njerëz.

Ky vendim vjen në kohën kur Arabia Saudite po bënë betejë me virusin MERS, i cili ka vrarë 28 njerëz në këtë mbretëri, prej shtatorit të vitit të kaluar.

Gjithsej 33 njerëz anëmbanë botës kanë vdekur nga ky virus.

Këtë vit haxhi mbahet në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG