Ndërlidhjet

Të hënën bisedohet prapë në Bruksel


Bruksel - Ndërtesa e Komisionit të Bashkimit Evropian (Ilustrim)
Bruksel - Ndërtesa e Komisionit të Bashkimit Evropian (Ilustrim)
Brukseli mirëpret sërish të hënën delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, për një raund të ri të dialogut teknik në fushën e telekomunikacionit dhe energjetikës.

Sipas paralajmërimeve nga Beogradi, kjo llogaritet të jetë mundësia e fundit që u ka lënë Bashkimi Evropian palëve për të gjetur një zgjidhje për këto dy fusha.

Zëvendëskryeministri serb për politikë të jashtme dhe telekomunikacion Rasim Lajiq, i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta se pret që të hënën të arrihet një marrëveshje me palën kosovare për këto çështje e cila sipas tij “do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe e qëndrueshme”.

Në raundin e fundit në Bruksel, palët nuk kishin arritur marrëveshje, dhe Brukseli nuk kishte paraqitur asnjë zgjidhje të ndërmjetme.

Takimi i së hënës do të zhvillohet në nivel të ministrave.

Bisedimet kanë ngecur pasi Serbia insiston që ajo të kërkoj një kod telefonik ndërkombëtar për Kosovën, të cilën gjë e refuzon Prishtina.

Delegacioni kosovar ndërkaq ka thënë se kërkesën pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) për prefiks ndërkombëtar do ta bëjë vet, ose eventualisht do të pajtohej që një shtet i tretë i Bashkimit Evropian ta bëjë kërkesën për të.

Në fushën e telekomunikacionit, palët po ashtu nuk pajtohen rreth licensimit të një operatori serb të telefonisë mobile në Kosovë.

Beogradi po insiston që operatorit t’i jepet licenca pa procedura, kurse Prishtina thotë se është licencat janë çështje e tenderimit, por se është e gatshme që t’i lehtësoj procedurat për dhënien e licencës një kompanie serbe, e cila do të punonte si operator virtual, brenda rrjetit të dy operatorëve legjitim në Kosovë.
XS
SM
MD
LG