Ndërlidhjet

Greqi- Samaras kundër zgjedhjeve të parakohshme


Greqi - Një punëtor shikon fjalimin e kryeministrit grek Antonis Samaras, brenda hapësirave të televizionit të shuar ERT, 12Qershor2013
Greqi - Një punëtor shikon fjalimin e kryeministrit grek Antonis Samaras, brenda hapësirave të televizionit të shuar ERT, 12Qershor2013
Kryeministri grek Antonis Samaras ka hedhur poshtë të dielën mundësinë e bisedimeve për zgjedhje të parakohshme, zëra këta që po shtohen pas mbylljes së televizionit publik, që rezultoi me shumë protesta të punëtorëve, opozitës dhe të partnerëve të koalicionit.

Samaras ka mbrojtur vendimin e tij për të mbyllur ERT dhe rihap një televizion më të vogël, dhe më efikas, si rezultat i shfaqjes, siç tha ai, të seriozitetit grek për të zbatuar reformat dhe kursyer para, që parashihen në kushtet ndërkombëtare të shpëtimit të saj nga bankroti.

Por përplasjet ndërmjet të kryeministrit dhe partnerit të saj majtist të koalicionit, rreth asaj se kur dhe sa i madh duhet të jetë televizioni i ardhshëm publik, ka ngritur dilemat rreth mbijetesës së kësaj garniture qeverisëse, e cila sa ka mbushur një vit në zyre.
XS
SM
MD
LG