Ndërlidhjet

Daçiq pyet: Nëse jo më 28 qershor, kur atëherë?


Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq
Kryeministri serb, Ivica Daçiq tha sot se pret që të merr një vlerësim pozitiv nga Brukseli për marrjen e datës për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, çdo vendim tjetër do të kishte ndikim negativ në procesin e reformave, duke marr parasysh siç tha ai, se Serbia “ka bërë më shumë sesa që kushdo ka pritur prej saj”.

“Qeveria e Serbisë ka treguar se është e vendosur në qëllimin që të përmbush detyrimet e saj në plotëni, dhe që në këtë mënyrë të largoj të gjitha barrierat. Njëkohësisht, presim që BE-ja të përmbush premtimin”, ka thënë Daçiq sipas agjencisë Beta.

Ndërsa ai ka shtruar pyetjen se “nëse tani [më 28 qershor] nuk e marrin vendimin, atëherë kur? Dhe çka duhet të bëjmë tjetër që të marrin [vlerësim] pozitiv nga Këshilli i BE-së?”

Kryeministri serb i bëri këto komente gjatë fjalimit të tij në forumin evropian Wachau të Austrisë, ku po merr pjesë në të njëjtin panel me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG