Ndërlidhjet

Siria në fokus të G8-ës


Idlib, Siri
Idlib, Siri
Samiti i G8-ës nis sot në Irlandën Veriore dhe në krye të agjendës pritet të ketë konfliktin në Siri.

Siria do të jetë po ashtu në fokus të bisedimeve ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe atij rus, Vladimir Putin, të cilët do të takohen në margjina të samitit.

Javën e kaluar, SHBA-ja ka njoftuar se do të armatosë rebelët sirianë, pasi zyrtarë të inteligjencës së saj kanë zbuluar se regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike.

Rusia, ndërkaq, ka furnizuar vazhdimisht me armë forcat e Assadit.

Samiti i vendeve më të industrializuara të botës do të zgjasë dy ditë.
XS
SM
MD
LG