Ndërlidhjet

Bullgarët protestuan kundër qeverisë


Sofje - foto arkivi
Sofje - foto arkivi
Mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e Bullgarisë të dielën.

Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga socialistët, e cila është vetëm dy javë në fuqi.

Kryeministri Plamen Oresharski ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje, duke i cilësuar si “të papërgjegjshme” dhe “destabilizuese”.

Të shtunën, kabineti i tij ka përmbushur kërkesën e protestuesve për të tërhequr emërimin e një figure të fuqishme mediatike nga udhëheqja e sigurisë së shtetit.

Qeveria paraprake e krahut të djathtë është detyruar të japë dorëheqje në muajin shkurt, pas protestave masive kundër standardeve të jetesës dhe dështimit për të luftuar korrupsionin.

Pakënaqësia publike me klasën politike thuhet se ka vazhduar edhe me administratën e re.
XS
SM
MD
LG