Ndërlidhjet

logo-print

Ndërroi jetë Josip Kuzhe


Kombëtarja e Shqipërisë - foto arkivi

Kombëtarja e Shqipërisë - foto arkivi

Është ndarë nga jeta ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, kroati Josip Kuzhe.

Ai ka drejtuar Shqipërinë për 18 muaj në periudhën kohore 2009-2011.

Kuzhe ka hyrë në historinë e Shqipërisë si trajneri me fitoren më të thellë - atë 6:1 - ndaj Qipros, në një ndeshje miqësore më 2009.

Kuzhe ka vdekur të dielën, në moshën 62-vjeçare. Është thënë se ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.
XS
SM
MD
LG