Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 30 të vrarë në Irak


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Së paku 30 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e së dielës në Irak.

Burimet zyrtare kanë konfirmuar se shpërthimet kanë ndodhur në zonat e banuara me shiitë.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Kut, ku së paku shtatë persona janë vrarë dhe rreth 20 janë plagosur.

Zyrtarët kanë thënë se shpërthime të makinave bombë ka pasur edhe në qytetet Azizijah, Mahmudijah, Nasirijah dhe Basra.

Përgjegjësinë për to nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmet në Irak kanë shënuar rritje qysh në fillim të vitit. Pakica sunite thotë se është e pakënaqur me “diskriminimin që bën Qeveria shiite”.

Gjakderdhja ka rritur frikën për rikthimin e dhunës sektare, e cila në vitet 2006-2007 ka lënë mijëra irakianë të vrarë.
XS
SM
MD
LG