Ndërlidhjet

Sindikatat turke në grevë


Protestat antiqeveritare në Turqi - 16 qershor 2013.
Protestat antiqeveritare në Turqi - 16 qershor 2013.
Sindikatat në Turqi kanë planifikuar për sot grevë mbarëkombëtare, kundër, siç është thënë, trajtimit të dhunshëm të protestuesve antiqeveritarë.

Turqia është përfshirë nga trazirat qysh më 31 maj, kur policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në Parkun Gezi të Stambollit.

Përleshje midis policisë dhe protestuesve janë raportuar edhe natën e shkuar.

Të dielën, kryeministri Recep Tayyip Erdogan u ka thënë mijëra mbështetësve në Stamboll se protestat kundër tij janë manipuluar nga “terroristët”.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë pohimet për sjellje diktatoriale.
XS
SM
MD
LG