Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryeministri çek


Petr Necas
Petr Necas
Kryeministri i Çekisë, Petr Necas, ka njoftuar se jep dorëheqje.

“Do të paraqes dorëheqjen si kryeministër. Dua të theksoj se jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time politike dhe do të përballoj pasojat e saj”, ka thënë ai.

Necas është futur në një skandal korrupsioni dhe spiunazhi, që përfshin ndihmësen e tij të afërt.

Jana Nagyova akuzohet se u ka dhënë ryshfet anëtarëve të parlamentit dhe se ka urdhëruar agjentë të inteligjencës të spiunojnë për njerëz, përfshirë edhe për bashkëshorten e Necasit, me të cilën është në proces të divorcit.

Necas ka thënë se nuk ka ditur asgjë për mbikëqyrjen, por akuzat kanë qenë aq të dëmshme saqë anëtarët e koalicionit kanë sinjalizuar se nuk mund ta mbështesin më.

Sipas Kushtetutës së Çekisë, e gjithë qeveria tani duhet të japë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG