Ndërlidhjet

Sulmohet aeroporti ushtarak pranë Damaskut


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur pranë një aeroporti ushtarak, në afërsi të Damaskut.

Televizioni shtetëror dhe aktivistët kanë konfirmuar se makina bombë ka shpërthyer pranë aeroportit Mezze.

Raporte për viktima nuk ka pasur.

Kompleksi menaxhohet nga Garda Republikane, Forca Speciale dhe Forca Ajrore e Inteligjencës.

Ai shërben si aeroport privat për familjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Që nga shpërthimi i konfliktit civil, ai është përdorur si bazë për të sulmuar rebelët sunitë në lagjet pranë Damaskut.
XS
SM
MD
LG