Ndërlidhjet

Britania ka “spiunuar” për delegatët e G20-ës


Ilustrim
Ilustrim
Shërbimet e inteligjencës britanike kanë përgjuar komunikime të delegatëve në dy samite të G20-ës, të mbajtura më 2009 në Londër.

Gazeta Guardian citon dhjetëra dokumente të brendshme qeveritare, të ofruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Zyrtarë të inteligjencës britanike nuk kanë pranuar të komentojnë raportin.

Nuk është ende krejtësisht e qartë se si Snowden ka arritur të ketë qasje në dokumentet e inteligjencës britanike.

Guardian shkruan se disa delegatë janë udhëzuar të përdorin kafenetë e internetit, ku ka pasur mundësi të monitorohen mesazhet e tyre.

Snowden është në arrati që disa ditë, pasi ka pranuar se ka nxjerrë informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG