Ndërlidhjet

I shpëton rënies nga kati i 15-të


Ilustrim
Ilustrim
Një person po trajtohet në një spital të Zelandës së Re, pasi ka mbijetuar rënien nga kati i 15-të.

Policia ka thënë se 20-vjeçari ka vendosur të kërcejë poshtë, pasi ka kuptuar se është i mbyllur brenda apartamentit të tij.

Personi është identifikuar si Tom Silwell.

Autoritetet spitalore kanë thënë se është në gjendje të kënaqshme, ndonëse ka pësuar thyerje të qafës, dorës dhe dëmtime të brendshme.
XS
SM
MD
LG