Ndërlidhjet

Sulm kundër shefit të policisë në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Shefi i policisë së provincës Helmand të Afganistanit i ka shpëtuar një sulmi vetëvrasës kundër konvojit të tij.

Burimet zyrtare thonë se Mohammad Nabi Ilham ka qenë rrugës për në punë, kur sulmi vetëvrasës ka goditur në qytetin Lashkar Gah.

Ilham ka shpëtuar i palënduar, ndërsa gazetarëve u ka thënë se “do të vazhdojë të luftojë kundër armiqve të Afganistanit dhe elementeve armiqësore që vënë në rrezik jetën e qytetarëve”.

Në një thirrje telefonike për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i talibanëve ka thënë se grupi militant qëndron prapa sulmit.

Kryengritësit sulmojnë shpesh zyrtarët policorë dhe civilët që punojnë për Qeverinë afgane.
XS
SM
MD
LG