Ndërlidhjet

Policia turke paralajmëron demonstruesit


Turqi
Turqi
Policia ka paralajmëruar rreth 1,000 sindikalistë grevistë të ndalojnë bllokimin e një rruge kryesore në Ankara ose do të përballen me ndërhyrje.

Punonjësit kanë planifikuar të marshojnë në kuadër të grevës kombëtare, të thirrur nga disa grupe punuese kundër, siç është thënë, trajtimit të dhunshëm të protestuesve
antiqeveritarë.

Turqia është përfshirë nga trazirat qysh më 31 maj, kur policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në parkun Gezi të Stambollit.

Të dielën, Erdogan u ka thënë mijëra mbështetësve në Stamboll se protestat kundër tij janë manipuluar nga “terroristët”.
XS
SM
MD
LG