Ndërlidhjet

Ahmadinejad urdhërohet të paraqitet në gjykatë


Presidenti në largim i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

Presidenti në largim i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

Presidenti në largim i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, është urdhëruar të paraqitet para gjykatës kriminale më 26 nëntor.

Ueb-faqja iraniane dolat.ir shkruan se rasti bazohet në një ankesë të paraqitur nga kryetari i Kuvendit, Ali Larijani, dhe të tjerët.

Specifikat e ankesës nuk janë bërë publike.

Në mes të dy politikanëve ka pasur grindje të vazhdueshme.

Në muajin shkurt, Ahmadinejad ka akuzuar familjen e Larijanit për korrupsion dhe abuzim të pushtetit.

Larijani, në anën tjetër, ka thënë se Ahmadinejad ka “qëndrim mafioz”.
XS
SM
MD
LG