Ndërlidhjet

Daçiq: Situata e sigurisë në Kosovë, e brishtë


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë, ndërsa shqetësuese janë incidentet e vazhdueshme, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, gjatë takimit me komisionaren për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay.

Daçiq ka thënë se në katër muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 60 sulme të motivuara etnikisht.

Sipas mediave serbe, Pillay ka thënë se Serbia ka shënuar përparim të rëndësishëm në realizimin e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG