Ndërlidhjet

Ditë të përgjakshme për ushtarët afganë


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Ministria afgane e Mbrojtjes ka thënë se dhjetë ushtarë afganë kanë humbur jetën qysh të dielën.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se pesë ushtarë janë vrarë nga shpërthimi i bombave në anë të rrugës në provincën Helmand, ndërsa pesë të tjerë kanë vdekur në incidente të ndara në provicnat Badakshan, Kandahar dhe Logar.

Ministria e Brendshme po ashtu bën të ditur për vrasjen e 11 luftëtarëve talibanë në operacionet policore, qysh të dielën.
XS
SM
MD
LG