Ndërlidhjet

Rohani s’heq dorë nga pasurimi i uraniumit


Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se “transparenca më e madhe” në programin bërthamor të vendit do të ndihmonte në lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.

Duke folur në konferencën e parë për gazetarë, ai i ka cilësuar sanksionet ekonomike si “brutale” dhe “të pajustifikueshme”.

Rohani ka përjashtuar ndalimin e pasurimit të uraniumit.

Ai ka theksuar nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet e tjera, sidomos vendet fqinje.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Perëndimit kanë vendosur një varg sanksionesh kundër Iranit, nga frika se ai synon krijimin e armës bërthamore.

Rohani, një klerik i moderuar, ka fituar zgjedhjet e 14 qershorit me 50.7 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG