Ndërlidhjet

Qeveria turke kërcënon protestuesit me ushtri


Kampet e protestuesve në Stamboll

Kampet e protestuesve në Stamboll

Zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinc, ka paralajmëruar protestuesit se qeveria mund të përdorë forcat e armatosura për t’iu dhënë fund protestave antiqeveritare në Turqi.

Kjo është hera e parë që qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan u kërcënohet protestuesve me ushtri.

Kërcënimi ndodh në ditën kur sindikatat kryesore turke kanë organizuar grevë 24-orëshe kundër, siç është thënë, trajtimit të dhunshëm të protestuesve antiqeveritarë.

Turqia është përfshirë nga trazirat qysh më 31 maj, kur policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në parkun Gezi të Stambollit.
XS
SM
MD
LG