Ndërlidhjet

Ashton konfirmon takimin e 20 qershorit


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka konfirmuar se më 20 qershor, do të takojë në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

“Ata do të diskutojnë për përparimin në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit, bazuar në planin që dy palët kanë miratuar muajin e kaluar”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.

Ajo po ashtu ka mirëpritur vendosjen e zyrtarëve ndërlidhës në Prishtinë dhe Beograd, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG