Ndërlidhjet

Rusia s’lejon zonë të ndalim-fluturimit mbi Siri


Siri
Siri
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska nuk do të lejojë vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Siri.

Zëdhënësi Aleksandr Lukashevich ka thënë se thirrjet për zonë të tillë tregojnë për mungesë të respektimit të ligjit ndërkombëtar.

Ai i ka bërë komentet para bisedimeve të planifikuara midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Takimi i dy kryetarëve do të zhvillohet në margjina të samitit të G8-ës në Irlandën Veriore.

Lukashevich ka thënë se Rusia nuk do skenar të tillë në Siri, që do të përsëriste ngjarjet në Libi.

Zona e ndalim-fluturimit në Libi, e udhëhequr nga NATO-ja, ka ndihmuar kryengritësit libianë të rrëzojnë Muammar Qaddafin.
XS
SM
MD
LG