Ndërlidhjet

Daçiq: Shkëmbimi i zyrtarëve provë serioziteti


Ilustrim

Ilustrim

Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës mes Beogradit dhe Prishtinës është një provë që Serbia po zbaton marrëveshjen e Brukselit, tha sot kryeministri serb Ivica Daçiq.

“Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës është një prej rezultateve të dialogut që kemi zhvilluar. Jemi pajtuar që të shkëmbejmë nga një zyrtar ndërlidhës pranë misionit të Bashkimit Evropianë në Prishtinë dhe Beograd”, u tha medieve në Beograd shefi i qeverisë serbe për të shtuar se kjo paraqet edhe “një dëshmi të Serbisë, përse pret datën e anëtarësimit në Qershor.”

Sipas kryeministrit Daçiq, zyrtarët ndërlidhës nuk kanë status diplomatik dhe s’janë ambasadorë, kurse puna e tyre ndërlidhet me lehtësimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteves mes Serbisë dhe Kosovës.

“Do të ketë keqpërdorime, në kuptimin se po bëhet fjalë për ambasada, por duhet të jemi të saktë – nuk janë hapur zyra ndërlidhëse por janë shkëmbyer zyrtar ndërlidhës”, ka saktësuar ai.
XS
SM
MD
LG