Ndërlidhjet

Emma Bonino të mërkurën në Prishtinë


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadori Italian Michael Giffoni, kanë diskutuar sot rreth përgatitjeve për vizitën e shefes së diplomacisë italiane Emma Bonino, e cila pritet të zhvillohet të mërkurën.

Ministrja e jashtme e Italisë, Emma Bonino do të qëndroj të martën në Beograd, prej nga do të niset për në Prishtinë.

Gjatë një takimi, që zhvilluan dytë Hoxhaj e Giffoni në Prishtinë, ministri kosovar ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve bilaterale me Italinë.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtutjeshme të qeverisë italiane për të gjitha proceset që po zhvillohen në vend.
XS
SM
MD
LG