Ndërlidhjet

Forcat Ajrore amerikane dyfishojnë shitjet


Sh.B.A - Operatorë të një aeroplani pa pilot MQ-9 Reaper, gjatë një trajnimi në dhomën e kontrollit në bazën Holloman Air Force, Nju Meksiko
Sh.B.A - Operatorë të një aeroplani pa pilot MQ-9 Reaper, gjatë një trajnimi në dhomën e kontrollit në bazën Holloman Air Force, Nju Meksiko
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara thonë shitja e armëve të tyre blerësve ndërkombëtare është dyfishuar në dy vitet e fndit, dhe se presin që ky ritëm të vazhdoj tutje.

Heidi Grant, zëvëndëssekretare e çështjeve ndërkombëtare të Forcave Ajrore tha të hënën në Paris se pret që shitjet e armatimit amerikan të vazhdojnë të shënojnë ngritje, por se nuk e di saktësisht se çfarë niveli do të jenë ato.

Grant i ka thënë agjencisë Reuters se presioni në rritje rreth buxhetit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara e ka bërë edhe më të rëndësishme për aleatët amerikan që të shtojnë aftësinë e tyre vetanake për kryerjen e misioneve të zbulimit, kundërzbulimit dhe mbikëqyrjes.

Forcat Ajrore Amerikane momentalisht mbikëqyrin 2,800 raste të shitjeve të armatimit të huajve, që kap shifrën prej 138 miliardë dollarë, në 100 shtete të ndryshme.
XS
SM
MD
LG