Ndërlidhjet

Tahiri: Dialogu teknik përfundoi pa sukses


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri
Negociatat e Prishtinës dhe Beogradit për energjinë dhe telekomin kanë përfunduar pa sukses, ndërsa nuk dihet nëse ato do të vazhdojnë apo jo në nivel të grupeve teknike, apo do të barten për shqyrtim tek kryeministrat e dy vendeve.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në dialogun teknik për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, tha për Radion Evropa e Lirë, se takimi ka përfunduar pa rezultate.

“Serbia është pajtuar që Kosova ta ketë kodin e saj telefonik. Por dallimet janë që Serbia kërkon që ajo të aplikon pranë ITU-së për kodin, dhe kjo është kundërshtuar nga ana jonë. Po ashtu kemi paraqitur opsionin që në qoftë se një shtet tjetër mund të aplikoj për një shtet tjetër, atëherë për ne këtë do ta bëjë Shqipëria”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë

Tutje sipas saj, pala kosovare në diskutimet e sotme është pajtuar që t’i jap “Telekom Srbija” licencën për telefoninë fikse.

Ndërsa për energjetikën, siç tha zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, negociatat kanë dështuar tërësisht sepse pala serbe ka kërkuar licencimin e një operatori i cili ekskluzivisht do të merrej me komunitetin serb, e që sipas saj kjo paraqet “ngjyrim etnik, apo zgjidhje mbi baza etnike, që janë plotësisht të papranueshme”.

Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiq që udhëheq delegacionin serb ndërkaq ka thënë për mediet në Bruksel se marrëveshja për telefonin fikse nënkupton legalizimin e stacioneve bazë që ka Serbia në territorin e Kosovës, dhe që në të ardhmen licencë të marrin edhe stacione të reja, për të mbuluar territorin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

Sipas tij, delegacioni nga Prishtina ka refuzuar që Serbia të aplikoj për Kosovën në Union Ndërkombëtar të Telefonisë (ITU), dhe se Beogradi dëshiron që të “arrij kompromis me Kosovën për këtë çështje.”
XS
SM
MD
LG