Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Putin kanë mospajtime për Sirinë


Putin dhe Obama - foto arkivi

Putin dhe Obama - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë takuar në margjina të samitit të G8-ës, në Irlandën Veriore.

Në krye të agjendës së bisedimeve ka qenë kriza në Siri.

Putin ka thënë se dy vendet kanë mospajtime rreth mënyrës se si t’i jepet fund gjakderdhjes, por ato duan që ajo të përfundojë.

Obama i ka bërë jehonë këtij mesazhi, duke shtuar se Uashingtoni dhe Moska duan të sigurohen se në Siri nuk përdoren armë kimike.

Obama ka thënë se kanë udhëzuar ekipet e tyre të punojnë për një konferencë të paqes për Sirinë, e cila do të mbahej në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG