Ndërlidhjet

SHBA: Kompromisi varet nga Irani


Ilustrim

Ilustrim

Administrata Obama ka thënë se zgjedhja e klerikut të moderuar si president i ardhshëm i Iranit nuk do të ndikojë te Uashingtoni që t’i ofrojë Teheranit marrëveshje të re bërthamore.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, u ka thënë gazetarëve se Uashingtoni është i hapur për bisedime me Iranin, por do që Republika Islamike t’i përgjigjet së pari një oferte për lehtësimin e sanksioneve, të bërë në muajin prill.

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Hasan Rohani, ka rritur shpresat për fleksibilitet më të madh.

Por, Psaki ka theksuar se të gjitha çështjet rreth programit bërthamor të Iranit vendosen nga udhëheqësi suprem, Ali Khamenei.

Komentet e Psakit janë bërë pasi Rohani ka premtuar “më shumë transparencë” në programin bërthamor, me shpresë për lehtësimin e sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Rohani ka thënë se është e rëndësishme për Iranin që të përmirësojë marrëdhëniet me shtetet e tjera, sidomos fqinjët.
XS
SM
MD
LG