Ndërlidhjet

logo-print

Mospajtime për mënyrën se si të zgjidhet kriza në Siri

  • RFE /RL

Barack Obama dhe Vladimir Putin

Barack Obama dhe Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë takuar në margjina të samitit të G8-ës, në Irlandën Veriore.

Putin ka thënë se dy vendet kanë mospajtime rreth mënyrës se si t’i jepet fund gjakderdhjes në Siri, por ato duan që ajo të përfundojë.

Sigurisht se opinionet tona nuk përkojnë, por të gjithë duam që të ndalojë dhuna në Siri, të ndalojë rritja e viktimave dhe të zgjidhet situata në mënyrë paqësore, duke sjellë palët në tryezën e bisedimeve në Gjenevë. Jemi pajtuar që të shtyjmë palët drejt tryezës së bisedimeve”, ka thënë Putin.

Obama i ka bërë jehonë këtij mesazhi, duke shtuar se Uashingtoni dhe Moska duan të sigurohen se në Siri nuk përdoren armë kimike.

“Në lidhje me Sirinë, kemi perspektiva të ndryshme mbi problemin, por ndajmë të njëjtin interes për reduktimin e dhunës, sigurinë e armëve kimike, sigurinë se ato kurrë nuk përdoren. Andaj, ne duam të provojmë dhe të zgjidhim këtë çështje me mjete politike nëse është e mundur”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan ka thënë se kanë udhëzuar ekipet e tyre të punojnë për një konferencë të paqes për Sirinë, e cila do të mbahej në Gjenevë.

Fuqitë perëndimore kanë kritikuar Putinin për mbështetje të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë konflikti dyvjeçar, në të cilin kanë humbur jetën së paku 93,000 njerëz. Javën e kaluar, adminisrata Obama ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë ushtarake për rebelët sirianë.

Në një përgjigje të qartë ndaj planit të SHBA-së, Assad ka thënë të hënën se Evropa “do të paguajë çmimin” nëse dërgon armë te rebelët, sepse një gjë e tillë “do të rezultojë me eksportimin e terrorizmit në Evropë”.

Gjatë dy orëve bisedime, Obama dhe Putin kanë diskutuar edhe për Korenë e Veriut dhe Iranin.

Obama ka thënë se Moska dhe Uashingtoni kanë më shumë shpresa pas zgjedhjes së klerikut Hasan Rohani për president të Iranit.

“Diskutimet tona për Korenë e Veirut dhe Iranin kanë qenë shumë produktive. Jemi pajtuar që të konsultohemi nga afër për çështjet verikoreane. Për Iranin, kemi shprehur optimizëm të përmbajtur se me zgjedhjen e re, mund të lëvizim përpara drejt një dialogu, i cili na lejon të zgjidhim problemet me programin bërthamor të Iranit”, ka thënë Obama.

Uashingtoni dyshon se Irani është zuke zhvilluar armë bërthamore – akuza që Republika Islamike i hedh poshtë.

Të hënën, Rohani ka premtuar më shumë transparencë rreth programit iranian bërthamor, por ka thënë se Teherani nuk do të ndalojë pasurimin e uraniumit.(v.tela)
XS
SM
MD
LG