Ndërlidhjet

Gjykata kërkon rikthimin e transmetuesit grek


Në selinë e ERT-it në Athinë
Në selinë e ERT-it në Athinë
Drejtësia greke ka urdhëruar që transmetuesi shtetëror të kthehet në funksion, duke përmbysur vendimin e mëhershëm të qeverisë për ta mbyllur atë.

Këshilli i Shtetit, që është gjykata më e lartë administrative në Greqi, ka konstatuar se ERT mund të operojë si i ristrukturuar.

Vendimi është mirëpritur me brohoritje nga qindra mbështetës të ERT-it, jashtë selisë së tij në Athinë, si dhe nga punëtorët brenda që kanë vazhduar të raportojnë përmes internetit.

Kryeministri Antonis Samaras ka urdhëruar mbylljen e ERT-it pak ditë më parë, në përpjekje për të kursyer para.

Greqia, e goditur rëndë nga borxhet, duhet të bëjë shkurtime të mëdha të shpenzimeve, të rrisë taksat dhe të shkurtojë numrin e vendeve shtetërore të punës, në këmbim të 240 miliardë eurove ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG