Ndërlidhjet

Dhjetëra të arrestuar nga policia turke


Stamboll
Stamboll
Policia turke ka kryer bastisje në disa qytete, duke arrestuar dhjetëra njerëz të dyshuar për përfshirje në protestat antiqeveritare.

Mësohet se së paku 25 njerëz janë arrestuar në Ankara, 13 në Eskisehir dhe shumë të tjerë në Stamboll.

Mediat turke thonë se policia ka pasur në shënjestër grupet e krahut të majtë, për të cilat autoritetet besojnë se janë përgjegjëse për provokimin e përleshjeve me policinë, gjatë protestave.

Të hënën, zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinc, ka paralajmëruar se qeveria mund të përdorë forcat e armatosura për t’iu dhënë fund protestave antiqeveritare.

Protestat kanë nisur më 31 maj me shprehje të pakënaqësusë kundër një projekti ndërtimor në Parkun Gezi të Stambollit.

Ato janë përshkallëzuar në trazirat më të mëdha prejse Qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka ardhur në pushtet, një dekadë më parë.
XS
SM
MD
LG