Ndërlidhjet

Rreth 200,000 njerëz kanë protestuar në qytetet më të mëdha të Brazilit, kundër rritjes së çmimeve të transportit publik dhe të shpenzimeve për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit më 2014.

Demonstratat më të mëdha janë shënuar në Rio de Zhaneiro me rreth 100,000 njerëz. Rreth 65,000 të tjerë janë mbledhur në Sao Paulo.

Në kryeqytetin Brazilia, njerëzit kanë shkelur sigurinë në ndërtesën e Kongresit Kombëtar dhe janë ngjitur mbi kulmin e tij.

Protestat kundër rritjes së çmimeve kanë përfshirë Brazilin që dy javë dhe janë më të mëdhatë në më shumë se 20 vjet.
XS
SM
MD
LG