Ndërlidhjet

FH: Kosova shënon kthim prapa në zhvillimin demokratik


Freedom house
Freedom house
Vendet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveri autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë, thuhet në raportin më të ri të organizatës Freedom House - “Vendet në Tranzicion”.

Analiza vjetore e zhvillimit demokratik nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore vë në pah se ka pasur “përkeqësim shqetësues” të kushteve për shoqërinë civile në gjithë Euroazinë.

Në pjesën për Ballkanin thuhet se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë vendime për rastet e profilit të lartë.

“Gazetarët, sidomos ata që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presion politik, kërcënime dhe sulme. Si dëshmi të këtyre vendeve numërohen Shqipëria, Bosnja dhe Kosova”, thuhet në raport.

Sipas tij, rënie në Kosovë kanë shënuar edhe kushtet për shoqërinë civile.

Në këtë rrafsh, Kosova ka shënuar 5.25 pikë dhe radhitet para Armenisë dhe Kirgizisë. Pika 7 shënon nivelin më të dobët të përparimit demokratik.

Sa i përket kornizës gjyqësore, raporti thekson se Kosova ka shënuar përmirësime në vitin 2011, si rezultat i reformave gjyqësore, por “ngjarjet më 2012 kanë sugjeruar se këto ndryshime nuk kanë adresuar dobësitë themelore në sistemin gjyqësor të vendit”.(v.tela)
XS
SM
MD
LG