Ndërlidhjet

logo-print

Kabuli merr përgjegjësitë e plota të sigurisë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Forcat afgane kanë marrë zyrtarisht përgjegjësitë e sigurisë nga trupat e udhëhequra nga NATO-ja, duke kompletuar kështu një proces të nisur më 2011.

Presidenti Hamid Karzai ka konfirmuar lajmin gjatë një ceremonie në Kabul. Ceremonia është ndjekur edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

“Në samitin e NATO-s, vitin e kaluar, jemi pajtuar që në mes të këtij viti të shënojmë një moment të rëndësishëm, duke bërë që forcat e juaja të marrin udhëheqjen e sigurisë në gjithë vendin. Të gjithë mund të jemi krenarë për përmbushjen e kësaj objektive”, ka thënë Rasmussen.

Ngjarja është vlerësuar si nga më të rëndësishmet prejse forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë përmbysur talibanët në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

Para ceremonisë së sotme, një sulmues vetëvrasës ka vrarë tre njerëz na Kabul.
XS
SM
MD
LG