Ndërlidhjet

Tolaj 18 muaj burg, Bukoshi i lirë


Bujar Bukoshi

Bujar Bukoshi

Gjykata Themelore të Prishtinës ka dënuar ish sekretarin e përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajn me 18 muaj burg.

Tolaj është akuzuar për korrupsion tnë rastin “Jona Med”. I njëjti trup gjykues ka dënuar me tetë muaj edhe të dyshuarin tjetër Fajrullah Fejza, kurse e ka shpallur të pafajshëm ish-ministrin e Shëndetësisë, Bujar Bukoshin.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, edhe avokati i Bujar Bukoshin, Besnik Krasniqi.

Ai ka thënë se klienti i tij nga sot është liruar edhe nga të gjitha akuzat që e kanë ngarkuar deri më sot.
XS
SM
MD
LG